UBT News

Haxhiu e çon në Prokurori raportin e Inspektoratit për rastin Dehari: Pati falsifikim e manipulim provash

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me gjetjet e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, në lidhje me rastin e Astrit Deharit.

Fillimisht, tha se raporti ka të bëjë me gjetjet dhe deklaratat e zyrtarëve korrektues dhe se i njëjti ka përfunduar muajin e kaluar.

Haxhiu përmendi shumë çështje që ndërlidhen me vdekjen e Deharit, duke përfshirë Fillimisht tha se në këto gjetje zyrtarë korrektues i kanë marrë kamerat pa autorizim dhe pa praninë e Policisë së Kosovës.

Është e çuditshme sesi zyrtarë korrektues i kanë marrë kamerat e sigurisë para organeve të ndjekjes. Sipas legjislacionit në fuqi, në raste të natyrës penale të njëjtë, autoriteti kompetent për marrjen e kamerave të sigurisë është Policia e Kosovës. Më tutje sipas raportit të Inspektoratit, në lidhje me rastin në fjalë kanë nxjerrë dy raporte. Në raportin e parë të inspektoratit thuhet se është rasti është shfaqur si vetëvrasje, duke i tejkaluar kështu kompetencat e tyre ligjore sepse kryeinspektori dhe inspektori i ministrisë nuk ka të drejtë të cilësojë si vrasje apo vetëvrasje”, tha tutje Haxhiu.

Exit mobile version