Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se drafti për Asociacionin nuk ofron asnjë autonomi për komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Haxhiu në konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë, tha se nuk do ta lejojnë që Asociacioni të ketë pushtet ekzekutiv. Megjithatë ajo nuk pranoi të jep detaje më shumë për draftin e propozuar nga euro-amerikanët.
Sipas saj, dokumenti për Asociacionin sa për qeverinë mund të publikohet menjëherë, por është kërkesë e emisarëve që një gjë e tillë mos të ndodh.