UBT News

Haxhiu: Dhuna ndaj grave pengesë e madhe për zhvillimin shoqëror

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), në bashkëpunim me partnerin implementues OJQ Assist Kosova, ka organizuar diskutim të nivelit të lartë në formë të tryezës së rrumbullakët me temë “Lufta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave: Politikat dhe avokimi. Zbatimi dhe rruga përpara”.

Emily Rakhorts nga EULEX ka folur për luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, si dhe  për rëndësinë e zbatimit të Konventës së Stambollit.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka thënë se dhuna ndaj grave duhet të jetë temë që na për bashkon si shoqëri dhe institucione. “ Kemi dhënë kontribut, kjo nuk është vetëm një çështje që prek individë por dhe shoqërinë tonë në tërësi”, tha Haxhiu

Ajo ka thënë se dhuna ndaj grave është një pengesë e madhe për barazinë gjinore, për drejtësinë dhe për zhvillimin shoqëror.

Haxhiu tha se për parandalimin e dhunës ndaj grave janë miratuar sërë masash, si dhe në këtë drejtim ka theksuar se është plotësuar protokolli për trajtimin e dhunës seksuale.

Haxhiu theksoi se viktimat mbrohen nga shteti.

Ndërsa, Arbnesh Ajvazi nga Policia e Kosovës tha se dhuna në familje është bërë tashmë dukuri që kërkon vëmendjen e të gjithëve si dhe një qasje shumë profesionale.

Exit mobile version