Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kërkuar dorëheqje morale të drejtorit të Klinikës së Gjinekologjisë. Haxhiu tha se pacientja 35-vjeçare është vrarë mbrëmë në duart e mjekëve.
Ai tha se po të kishte ministër të shëndetësisë do të kërkonte dorëheqjen e tij. Këto komente Haxhiu i bëri në Komisionin për Shëndetësi ku po mbahet diskutimin mbi projektligjin për buxhetin e vitit 2023 dhe ndarjet buxhetore për dikasterin e shëndetësisë, ku të pranishëm janë ushtruesit e detyrës së ministrisë se Shëndetësisë dhe ShSKUK-së.