UBT News

​Haxhi Shala transferohet për në Hagë

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, është ndaluar nga Gjykata Speciale dhe sot në mëngjes është transferuar për në Hagë.

Xhevdet Smakiqi, avokat i Haxhi Shalës, ka bërë të ditur se sot në mëngjes kishte bastisje edhe në shtëpinë e klientit të tyre nga EULEX. Ai theksoi se gjatë gjithë kohës Haxhiut nuk i është lejuar prezenca e mbrojtjes dhe kjo sipas tij është shkelje arbitrare.

“Sot në mëngjes është ndaluar dhe është shkëputur komunikimi me Haxhiun, ai është transferuar për në Gjykatën Speciale në Hagë”, tha Smakiqi.

Specialja këtë vit ka kryer bastisje në Kosovë, disa prej tyre në pronat e ish-këshilltarëve të Thaçit.

Exit mobile version