UBT News

Haxhi Shala pritet që gjatë ditës të transferohet në Hagë

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, i cili u ndalua të hënën nga Gjykata Speciale pritet që gjatë ditës të transferohet për në Hagë. Kështu ka deklaruar kryetari i OVL-UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu.

Ai ka thënë se Shala, i njohur si Komandant “Topi” aktualisht po mbahet në zyrat e misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).

“Haxhiu po mbahet në zyrat e EULEX-it dhe sipas disa burimeve, pritet që sot të tranferohet për në Hagë”, ka deklaruar Kryeziu.

Gjatë ditës së djeshme EULEX-i ishte në shtëpinë e Shalës por sipas kreut të OVL UÇK-së në Malishevë, nga aty nuk është marrë asgjë.

Ndërkohë Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, nuk ka dashur të komentojë këtë rast, por ka konfirmuar se janë duke u zhvilluar operacione në Kosovë.

Exit mobile version