Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala nesër udhëton në Hagë. Lajmin e ka konfirmuar ish-kryetari i komunës së Malishevës, Isni Kilaj.
“Haxhi Shala nesër udhëton për Hagë! Ai ishte emër që bëri histori në luftën e UÇK-së! Ne jemi me te në këtë betejë!”, shkroi mes tjerash Kilaj në Facebook.
Shala ishte ftuar në gusht të këtij viti nga Specialja, në cilësinë e të dyshuarit./UBTNews