Një letër dërguar Këshillit të Evropës, nga ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka bërë që tash e disa javë të ketë një krisje të raporteve mes qeverisë dhe presidencës.
Letra e dërguar nga Gërvalla kishte të bënte me zotimin e Kosovës se do të përgatit një draft-statut të Asociacionit, nëse Kosova hyn në agjendë për pranim në Këshillin e Evropës.
Përplasja u bë e ditur, kur kryekuvendari Glauk Konjufca para mediave arsyetoj mosinformimin e presidentës Vjosa Osmani për zotimin e qeverisë. Sipas tij kjo u bë për shkak të vizitës së Osmanit jashtë vendit, por që këtë deklaratë të Konjufcës, presidentja e kishte quajtur qesharake.
Këtë hatërmbetje insitutcionale, e ka komentuar politologu Dritëro Arifi.
“Këtu nuk është çështja se kush është fajtori por ajo çka është me rëndësi është që është politika e jashtme e Kosovës në një farë mënyre ka dërguar një letër edhe pa përmbajtje por edhe e turpshme në formën se si themi është paketuar dhe është prezentuar për çka do të bëjë Kosova nëse bëhet kjo apo ajo. Një farë mënyre presidentja ka shfaqur edhe një llojë inati të madh edhe në mënyrën se si është bërë, është dashur që qeveria ka dal nga kornizat me të cilën të trija institucione me letërn e mëhershme janë marrur vesh që të mos ketë dalje nga pakoja e përbashkët e përgjithshme e marrëveshjes bazike”, shtoi ai për UBTNews.
Sipas Arifit, kjo gjendje shpërfaqë brishtësinë e plolitikës së jashtme kosovare.
“Kosova e ka një krizë të brendshme, por jo vetëm brenda institucioneve po vrehet që më të lartë e ka të shtetit siq është qeveria dhe presidenca, por edhe brenda lëvizjes vetëvendosje ka paqartësi, ka shumë problematika se si duhet të duket dialogu apo politika e jashtme e Koosvës dhe kjo detyrimisht e shpërfaqë edhe të gjithë brishtësin e politikës së jashtme.” theksoi Arifi.
Kosova synonte të hynte në agjendën e takimit të Këshillit të Ministrave në maj, për tu bërë anëtarja më e re e Këshillit të Evropës, por pavarësisht zotimit të Gërvallës për draft-statutin, vendi ynë nuk u përfshi në agjendë./UBTNews/
©Dea Berisha