Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ka deklaruar se situata është e ndjeshme sepse po luftohet për pozicione politike dhe nuk luftohet për mbrojtjen e shtetit.
Hasani ka thënë pas seancës së sotme konstituive, se për inate ose vlerësime të kryetarëve me ardhë në këtë gjendje, është mjerim.
“Që në fillim deklaruam se nuk marrë pjesë në votim për shkak se jemi në zgjedhje. Nuk është e drejtë që e kanë dërguar sot por me gjykatë ne abstenuam, do të thotë pjesëmarrja në votim ishte, ishte e drejtë pjesëmarrja në votim. …Tani Nenadin e propozuan kinse me short e pa shortë, ku ta di unë si janë ato procedurat. Është çështje e ndjeshme sepse luftohet për pozicione politike dhe nuk luftohet për mbrojtjen e shtetit. Secila parti që e ka vendos këtë gjendje e ka përgjegjësinë para qytetarëve për mbrojtjen e shtetit. Shteti është në rrezik, nuk është çështje e partive, tash për inate ose vlerësime të kryetarëve me ardhë në këtë gjendje, është mjerim”, tha ai.
Në seancën e sotme u zgjedh deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, si nënkryetar nga komuniteti serb, për të kompletuar Kryesinë e Kuvendit.
Rashiq në seancën e sotme mori votat e 71 vota për, nëntë vota kundër dhe 24 abstenime.
Për dallim nga seancat tjera, Rashiq kësaj radhe ka marrë edhe votat e deputetëve të LDK-së./KP