Princi Harry dhe Meghan Markle do të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar për pushime, pavarësisht faktit se këto janë Krishtlindjet e para të Mbretëreshës Elizabeth II pa bashkëshortin e saj, Princin Phillip, përcjell UBT News.
Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it i janë bërë një ftesë për t’iu bashkuar familjes mbretërore në Sandringham për Krishtlindje, por ata nuk do të marrin pjesë, sipas burimeve të Page Six.
“Ka shumë gjëra që shkojnë në logjistikën dhe planifikimin e Krishtlindjeve familjare, kështu që sigurisht, stafi e di që Harry dhe Meghan nuk do të vijnë”, tha burimi. “Po të ishin, do ia kishin thënë deri tani familjes”.
Hera e fundit që Harry dhe Markle ishin në vend për Krishtlindje ishte në vitin 2018, një vit përpara se ata ta bënin njoftimin e bujshëm për tërheqjen nga rolet e tyre të larta mbretërore.
Harry është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar vetëm dy herë këtë vit: një herë për të marrë pjesë në funeralin e gjyshit të tij dhe pastaj për të zbuluar statujën e nënës së tij, Princeshës Diana./UBTNews/