Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kandidat për President, Ramush Haradinaj vizitoi sot zyrat e Shoqatave të dala nga Lufta në Deçan.
Ai u shpreh se ndjenë kënaqësi që gjendet në këto zyra.
Haradinaj tregoi se për OVL, SHIL, dhe SHFD të UÇK-së ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” dhe gjithashtu ka pranuar një dhuratë të çmuar nga ata.
“Si shtet, e kemi për obligim, trajtimin sa më dinjitoz për më meritorët për lirinë e vendit.
Kosova zhvillohet me njerëz që nuk kalkulojnë interesat personale e partiake kur është në pyetje interesi i qytetarëve, i shtetit dhe të ardhmes së tij”, shkroi ai në Facebook.