Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar “Ditën e Forcës”, teksa ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është i rëndësishëm për sigurinë e rajonit dhe për paqen në botë.
Në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj tha se Ushtria e Kosovës është institucioni më i besueshëm në vend.
“Dyert e hapura sot në FSK, mundësojnë me kuptu për jetën ushtarake, sukseset e vajzave dhe të djemve ndër më të mirët e atdheut, të cilët me përkushtim e vendosmëri janë në ballë të mbrojtjes të lirisë së fituar me sakrificë e të paqes po ashtu”, shkruan kreu i AAK-së.