Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës që të mos bien “pre e politikave shkurtpamëse” dhe të protestojnë kundër lëvizjes së lirë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se urat dhe rrugët duhet të na lidhin e jo ndajnë.
Ky shkrim vjen pas paralajmërimeve të kryeministrit Kurti për hapjen e Urës së Ibrit dhe protestës së paralajmëruar të serbëve në veri të mërkurën./UBTNews/