UBT News

Haradinaj tregon se çka u diskutua në takim me Thaçin

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një takim me kreun e shtetit, Hashim Thaçi. Pas takimit, Haradinaj para gazetarëve deklaroi se u bisedua për zhvillimet në vend, ndërkaq mohoi se u bisedua për postin e presidentit.

“Isha në takim me Thaçin, me ftesë të presidentit Thaçi për konsullata dhe për zhvillimet në vend. Diskutuam për gjendjen në vend dhe për pandeminë. Një takim që është praktik. Kemi pasur takim kryesisht për zhvillimet në vend politike dhe institucionale”, tha Haradinaj.

Lideri i AAK-së deklaroi se nuk kanë biseduar për postin e presidentin dhe as për Gjykatën Speciale.

 “Jo nuk kemi biseduar për postin. Nuk ra kjo temë dhe nuk më tha se ka diçka të re në këtë drejtim”, tha ai.

Exit mobile version