Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, sërish e ka quajtur spiun të Serbisë shefin e qeverisë Albin Kurtin gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.
Sipas tij, angazhimi ditor i Kurtit është mashtrim, dhe se nuk punon në interes të vendit.
“Sot po trajtojmë situatën me logjistikën, shërbimet. Merreni me mend jemi mbledhur 6 vjet pasi u krijua Ushtria me u kthy me fol për logjistikën. Ushtari nuk ka shkuar për ushqimin, për pagën, ai është në gjendje me dhanë racionin e vet ditor për secilin qytetar, ka shkuar me shërby deri në frymën e fundit të jetës së vet”, u shpreh Haradinaj.
Haradinaj shtoi se është shqetësuese se si 6 vjet pas krijimit të Ushtrisë, flitet për ushqimin e pjestarëve të saj.
“Kush e mbron këtë njeri, po e mbroni njeriun që edhe ushtrinë e la pa bukë. Nëse para 6 vjete kemi mbërri me u krenuar që po e krijojmë ushtrinë tonë, ligje që nuk dallojnë nga ushtritë, me fol sot për ushqim, që i ka lanë Albin Kurti pa bukë. Spiun, agjent i Serbisë”, tha Haradinaj.