UBT News

Haradinaj: Tani është momenti për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Pas miratimit të vendimit për liberalizimin e vizave, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se vendi duhet të marrë sa më parë konfirmim për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe të bëhet pjesë e Partneritet për Paqe.

Lajmin për vizat, Haradinaj e ka quajtur të mrekullueshëm.

“Lajm i mrekullueshëm nga Parlamenti Europian, që sot heqi pengesën e fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën! Falënderim i veçantë për eurodeputetët për marrjen e këtij vendimi meritor dhe për gjithë ata që kontribuan që ky proces të përmbyllet me sukses. Tani është momenti që Kosova po ashtu ta marrë sa më shpejt konfirmimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe fillimin e Partneritetit për Paqe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Exit mobile version