UBT News

Haradinaj takon Serwer: Kosova të rikthehet në partneritetin strategjik me aleatë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të politikës së jashtme Amerikane Daniel Serwer.

Ai ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë e gjatë dhe përmbajtësore me profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të politikës së jashtme Amerikane Daniel Serwer.

“Diskutuam për proceset dhe sfidat nëpër të cilat është duke kaluar Kosova.  Angazhimi me dekada i Prof. Serwer në Kosovë dhe Ballkan dhe memoria institucionalë si ish diplomat në Ballkan janë shumë me vlerë për rrugën dhe përcaktimet e Kosovës dhe prioritetet që garantojnë paqen dhe sigurinë në Ballkan. E ftova z. Serwer që të vijë në Kosovë për të ndarë pikëpamjet dhe për të ofruar ndihmën e tij, që Kosova të rikthehet në partneritetin strategjik me aleatë, posaçërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Haradinaj.

Exit mobile version