Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vazhduar sot takimet me zyrtarë të lartë amerikan në kuadër të vizitës në ShBA.
Haradinaj sot ka takuar Senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst në Senatin amerikan.
“Pata kënaqësinë që ta falënderoj nga afër, Senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst, gjatë takimit që zhvilluam në senatin amerikan në Washington. Në shtetndërtimin e Kosovës, kontribut të lartë ka dhënë edhe shteti i Iowa-s, përmes bashkëpunimit në shumë fusha, si në arsim dhe ekonomi por edhe në rritjen e rritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës”, ka njoftuar Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Partneriteti i ngushtë i Kosovës me shtetin e Iowa-s është dëshmia më e mirë e orientimit tonë pro-amerikan.
Pata kënaqësinë që ta falënderoj nga afër, Senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst, gjatë takimit që zhvilluam në senatin amerikan në Washington.
Në shtetndërtimin e Kosovës, kontribut të lartë ka dhënë edhe shteti i Iowa-s, përmes bashkëpunimit në shumë fusha, si në arsim dhe ekonomi por edhe në rritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës.
Garda Nacionale e Iowa-s dhe kontributi i saj në forcimin e FSK-së është një ndër të arriturat kulminante të këtij bashkëpunimi.
Miqtë si Ernst duhet t’i mbajmë përherë afër vetes!