UBT News

Haradinaj takon Palmerin, thekson domosdoshmërinë e përfshirjes së ShBA-ve në dialog

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur në takim Matthew Palmer, zëvendësndihmës sekretar i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë.

Në këtë takim Haradinaj ka theksuar domosdoshmërinë e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kosova është me fat që gjendet përkrah Amerikës, shtet që përkrahu çlirimin dhe ndërtimin e shtetësisë tonë, që edhe më tutje është aleati jonë strategjik dhe partneri më i besueshëm./UBTNews

Exit mobile version