Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur në takim Matthew Palmer, zëvendësndihmës sekretar i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë.
Në këtë takim Haradinaj ka theksuar domosdoshmërinë e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.
Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kosova është me fat që gjendet përkrah Amerikës, shtet që përkrahu çlirimin dhe ndërtimin e shtetësisë tonë, që edhe më tutje është aleati jonë strategjik dhe partneri më i besueshëm./UBTNews