Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiq. Haradinaj ka thënë se Mesiq ishte krah Kosovës në të gjitha etapat.
“Pata kënaqësinë të ndajmë bashkë momente të këndshme me ish-presidentin e Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiq dhe miq tjerë. Mesiq, një mik i madh i shqiptarëve dhe mbështetës i fuqishëm i Kosovës dhe popullit të saj, në të gjitha etapat, që nga lëvizja paqësore në vitet ’90-ta deri te lufta çlirimtare si dhe rrugëtimi i vendit tonë drejt pavarësisë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se rrugëtimi i Kroacisë drejt BE-së dhe NATO-s, është shembull për Kosovën.
“Shembulli i rrugëtimit të Kroacisë deri në anëtarësim në BE dhe në NATO, është një shembull të cilin duhet ta ndjek Kosova në agjendën e saj euro-atlantike”, është shprehur Haradinaj.