UBT News

Haradinaj takon ambasadorin australian jorezident në Kosovë, flasin për sigurinë në rajon

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin jo-rezident të Kosovës, Richard Rodgers.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj njoftoi se me Rodgers ka biseduar për proceset integruese drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar.

Australia ishte ndër shtetet e para njohëse të Republikës së Kosovës dhe mbështetëse e madhe në të gjitha proceset integruese drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar. Me ambasadorin jo-rezident të Australisë në Kosovë, z. Richard Rodgers, biseduam për proceset që po kalon vendi ynë dhe situatën e sigurisë në vend dhe rajon. E njoftova ambasadorin Rodgers edhe për rolin konstruktiv të Aleancës në dhënien e zgjidhjes bllokadës institucionale“, ka shkruar Haradinaj.

Në fund, Haradinaj vlerësoi mbështetjen e Australisë për Kosovën.

Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të Australisë për Kosovën dhe kërkova që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në proceset e ardhshme“, përfundoi ai./D.B/KP

Exit mobile version