Takohen Kurti e Haradinaj, koordinohen për çështje me interes kombëtar.
Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ndërsa një ditë pas do ta takojë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Për dallim nga Abdixhiku dhe Haradinaj, kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj ka refuzuar takimin ftuar nga Kurti.
Kurti u kishte dërguar letër liderëve të partive parlamentare për t’u takuar dhe koordinuar për çështjet me interes kombëtar.