UBT News

Haradinaj takohet me ambasadoren greke, kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Heleni Vakali.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se temë e diskutimit ishin zhvillimet në Kosovë dhe rajon si dhe raportet mes dy vendeve, transmeton KosovaPress.

Sot prita në selinë e Aleancës Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, znj. Heleni Vakali.Biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, për raportet ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të tyre“, ka shkruar ai.

Tutje, Haradinaj tha se ka kërkuar edhe njohjen e Kosovës nga Greqia, duke potencuar se nga kjo do të përfitonin të dy vendet dhe i gjithë rajoni.

Ambasadores Vakali i shpreha mirënjohje për mbështetjen e dhënë proceseve për Kosovën dhe e ftova që të mbështesë vendin tonë në angazhimet për njohjen e shtetit të Kosovës nga Greqia dhe në proceset e integrimit euro-atlantik. Njohja e Kosovës nga Greqia do të krijonte horizonte të reja zhvillimi, nga e cila do të përfitonin jo vetëm vendet tona, por i gjithë rajoni“, përfundoi ai./D.B/KP

Exit mobile version