Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe të tjerët, s’do të kenë leje ta vizitojnë Kosovën, përderisa nuk kërkojnë falje për gjenocidin e kryer në Kosovë.
Në Twitter ajo shkroi se ka përfunduar koha kur Kosova është keqpërdorë si monedhë transaksioni ndërkombëtar dhe si platformë për show politik për Vuçiqin dhe Serbinë.
“E përsëris edhe një herë përgjigjen e vetme dhe të përhershme për të gjitha kërkesat e ardhshme të Vuçiqit dhe të tjerëve: Nuk ka leje për ju për vizita në Kosovë përderisa nuk kërkoni falje për gjenocidin e kryer ndaj popullit tonë, dhe përderisa nuk vihen para drejtësisë ndërkombëtare përgjegjësit e atij gjenocidi”, shkroi ajo në Twitter./UBTNews