Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se vizita e ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias në Kosovë, është një ngjarje e veçantë.
Haradinaj-Stublla theksoi se në takimin e saj me ministrin Dendias u diskutua për bashkëpunimin bilateral mes dy shtetesh.
“Sot pata kënaqësinë ta pres Ministrin Dendias në Prishtinë, për të diskutuar më vonë gjithë gamën e bashkëpunimit tonë bilateral, dhe për të shkëmbyer idetë tona se si t’i thellojmë më tej marrëdhëniet tona në fushat e interesit të ndërsjellë.Me Greqinë na lidhë edhe miqësia e përbashkët me SHBA-të, dhe është element i jashtëzakonshëm në ndërtimin dhe konsolidimin themeleve të forta të marrëdhënieve tona.”, shkroi Haradinaj-Stublla në Facebook./UBTNews