Haradinaj-Stublla ka thënë se Petkoviqi nuk u ndalet deklaratave shoviniste, as gjuhës dhe nuk e respekton Republikën e Kosovës.
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka quajtur të drejtë vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për të mos e lejuar ardhjen në Kosovë të Petar Petkoviqit, drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe.
Haradinaj-Stublla ka thënë se Petkoviqi nuk u ndalet deklaratave shoviniste, as gjuhës dhe nuk e respekton Republikën e Kosovës.
“Vendim i drejtë. Më vjen mirë që MPJD-ja nuk paska lejuar ardhjen në Kosovë të të ashtuquajturit drejtor të Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq. Ky i fundit nuk u ndahet gjuhës dhe deklaratave shoviniste, nuk respekton Republikën e Kosovës dhe asnjë nga ata nuk respektojnë frymën e zotimet e marrëveshjeve të Brukselit dhe Washingtonit. Ata s’duhet të lejohen derisa të gjithë ta pranojnë dhe respektojnë realitetin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Facebook.
Petkoviqi ka njoftuar sot se i është ndaluar hyrja në Kosovë, me arsyetimin se ai rrezikonte shëndetin dhe sigurinë e njerëzve.