Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla deklaroi se tre nga zyrtarët policorë që u ballafaquan me sulmuesit në Vjenë janë shqiptarë me prejardhje nga Kosova. Këtë deklaratë e dha Haradinaj-Stublla në një konferencë të përbashkët me homologun e saj gjerman, Heiko Maas, ku edhe po qëndron për vizitë zyrtare.
“Kosova dënon njëzëri sulmet e natës së shkuar në Vjenë. Nuk do të jap komente mbi burime të pakonfirmuara, por do të doja të nënvijëzoja disa fakte të rëndësishme mbi atë çfarë ka ndodhur dje. Tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme ishin shqiptarë, shtetas të Kosovës, të cilët jetojnë të mirë integruar në Vjenë dhe punojnë e luftojnë krahas qytetarëve austriakë për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet që ne ndajmë me popullin austriak”, tha ajo.
Press statements by Foreign Minister @HeikoMaas and his colleague from the Republic of Kosovo https://t.co/JRZSAwLSK0
— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) November 3, 2020
Të hënën mbrëma kanë ndodhur disa sulme në Vjenë të Austrisë, ku mbetën të vdekur katër persona dhe 17 u plagosën./UBTNews