UBT News

Haradinaj-Stublla thotë se ka marrë mbështetjen e plotë nga Norvegjia për vizat

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka biseduar sot përmes telefonit me ministren e jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen Søreide, me të cilën ka biseduar rreth procesit të liberalizimit të vizave dhe temave të tjera.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Haradinaj-Stublla thekson se ka marrë mbështetjen e plotë për procesin e liberalizimit të vizave.

“Kosova është falenderuese ndaj Norvegjisë për përkrahjen dhe partneritetin e vazhdueshëm.Në thirrjen e sotme telefonike me Ministren e Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë Znj. Ine Eriksen Søreide kërkova përkrahjen për finalizimin e procesit të Liberalizimit të Vizave me zonën Schengen ku Norvegjia bën pjesë, dhe gjeta mbështetjen e plotë për këtë proces.Shkëmbyem pikëpamje edhe rreth dialogut për njohje reciproke në kufijtë ekzistues me Serbinë dhe u dakorduam se aspirata evropiane do të duhej të jetë katalizator për zgjidhjen e çështjeve të hapura mes Kosovës dhe Serbisë.”, shkroi Meliza Haradinaj-Stublla./UBTNews

Exit mobile version