Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla u takua sot me eurodeputetin Lukas Mandl. Në këtë takim ata diskutuan për arritjet e Kosovës dhe synimet e saj, e veçanërisht për përmbylljen e dy temave të rëndësishme për Kosovën; lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës dhe përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.
“Me z.Mandl bisedova për arritjet e Kosovës dhe synimet tona, veçanërisht për përmbylljen e dy temave të rëndësishme për Kosovën, lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës dhe përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.
Theksova nevojën e thellimit të bashkëpunimit tonë në aspektin politik edhe ekonomik, duke zgjeruar kështu edhe miqësinë e veçantë mes shteteve tona. Zoti Mandl dhe zyra e tij angazhohen në avancimin e raporteve Kosovë-Austri.”, njoftoi Meliza Haradinaj – Stublla përmes një shkrimi në Facebook./UBTNews