Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend.
Në këtë takim të zhvilluar pasditen e djeshme, ministrja Haradinaj-Stublla shprehu përkushtimin e Kosovës për avancimin e agjendës evropiane, duke e vlerësuar si shumë të nevojshme përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë.
Shefja e diplomacisë kosovare shprehu përkushtimin e saj për të përmbushur sa më shpejtë çështjet për të cilat kanë rënë dakord me homologun e saj gjerman, Heiko Maas, gjatë vizitës në Berlin muajin e kaluar, ndër të cilat është edhe përshpejtimi i procedurës së njohjes së patent-shoferëve në mes Gjermanisë dhe Kosovës./UBTNews