UBT News

Haradinaj-Stublla takohet me Minxhozin, diskutojnë për mbledhjen e dy qeverive

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, me të cilin ka diskutuar për mbledhjen e dy qeverive më 2 tetor.

“Në një takim të përzemërt prita sot Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z.Qemal Minxhozi.Diskutuam për bashkërendimin e ngushtë para mbajtjes së mbledhjes së dy Qeverive me 2 Tetor, si dhe iniciativa tjera që do t’i konkretizojmë në të ardhmen e afërt.”, shkroi Haradinaj-Stublla në Facebook./UBTNews

Exit mobile version