Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të sulmit që ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Vjenë të Austrisë.
Haradinaj-Stublla u shpreh se Republika e Kosovës qëndron afër qytetarëve të Vjenës ku ndodhën sulme terroriste, duke ndjerë dhembjen dhe trishtimin e austriakëve.
“Republika e Kosovës qëndron afër qytetarëve të Vjenës ku ndodhën sulme terroriste, duke ndjerë dhembjen dhe trishtimin e austriakëve. Kryerësit e këtyre akteve terroriste meritojnë dënimin më të lartë të mundshëm, ndërsa obligimi ynë i përbashkët është që t’i bashkojmë forcat të gjithë në luftën dhe çrrënjosjen e terrorizmit. Republika e Kosovës qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tjerë të Koalicionit Global në luftën kundër terrorizmit, e përkushtuar për një botë më të sigurt për të gjithë”, thekson Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës./UBTNews