UBT News

Haradinaj – Stublla niset drejt Holandës, do të flasë për vizat me homologun holandez

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla do të udhëtojë drejt Holandës për t’u takuar me homologun holandez, Stef Blok.

Haradinaj – Stublla përmes një shkrimi në Twitter njoftoi se temë diskutimi do të jetë edhe liberalizimi i vizave, si dhe do të nënshkruhet një marrëveshje bilaterale.

“U nisa nga Prishtina drejt Hagës për një vizitë zyrtare për t’u takuar me homologun Stef Blok, për të riafirmuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Holandës, për të shkëmbyer pikëpamjet për zhvillimet e fundit, liberalizimin e vizave dhe për të thelluar lidhjet përmes nënshkrimit të një marrëveshje dypalëshe. Po ashtu për të takuar anëtarët e diasporës tonë në Holandë”, ka shkruar Haradinaj-Stublla./UBTNews

Exit mobile version