Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas letrës zyrtare të emisarit special të BE-së, Miroslav Lajçak, që ia ka drejtuar shefit të Qeverisë, Avdullah Hoti. Në këtë letër Lajçak i ka kërkuar Hotit që Kosova të respektojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë të arritur në Bruksel.
Haradinaj-Stublla në Twitter ka shkruar se liria e lëvizjes nënkupton hapjen e Urës së Ibrit.
“Liria e lëvizjes, pikësëpari, nënkupton hapjen e menjëhershme të Urës së Ibrit në Mitrovicë”, ka shkruar Haradinaj-Stublla./UBTNews
Freedom of Movement, first & foremost means the immediate opening of the #Ibër Bridge in Mitrovica.
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) November 26, 2020
*
Liria e lëvizjes, pikësëpari, nënkupton hapjen e menjëhershme të Urës së Ibrit në Mitrovicë.
(2015 EU-facilitated dialogue WG conclusions on Freedom of Movement/Bridge) pic.twitter.com/qEPkvHeZTj