UBT News

Haradinaj-Stublla: Koha e kompromiseve të Kosovës ka mbaruar

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla u takua sot me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Haradinaj-Stublla dhe ambasadori austriak shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet politike dhe dialogun për marrëveshje finale me Serbinë, ku Haradinaj-Stublla theksoi nevojën për vizion strategjik nga BE-ja për të vazhduar momentumin e krijuar në Washington me marrëveshjen e normalizimit ekonomik, si dhe për të përmbyllur dialogun me Serbinë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Ministrja theksoi se koha e kompromiseve të Kosovës ka mbaruar.

“Koha e kompromiseve të Kosovës ka mbaruar, dhe tani është radha e Serbisë të dëshmojë përkushtim serioz nëse e dëshiron ecjen përpara drejt BE-së – rrugë e cila kalon nëpër Kosovë! Në rrafshin bilateral u zotuam të forcojmë bashkëpunimin ekonomik përmes mbrojtjes dhe nxitjes së investimeve austriake në Kosovë.”, shkroi Haradinaj-Stublla./UBTNews

Exit mobile version