UBT News

Haradinaj-Stublla kërkon rolin aktiv të Merkelit në dialogun me Serbinë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla u takua sot në Berlin të Gjermanisë me Christina Beinhoff, Zëvendës Shefe e Parë për Punë të Jashtme dhe Siguri në zyrën e kancelares Merkel.

Haradinaj-Stublla njoftoi se në këtë takim u diskutua rreth dy temave strategjike për Kosovën: liberalizimin e vizave dhe dialogun me Serbinë, teksa ka kërkuar që kancelarja Angela Merkel të përfshihet në procesin e dialogut.

“E drejta e fituar e Kosovës për lëvizje të lirë duhet të formalizohet sa më parë, dhe dialogu me Serbinë nuk ka epilog tjetër pos njohjes reciproke në kufijtë ekzistues, dhe sipas rendit aktual Kushtetues, si parime të panegociueshme.Në emër të Republikës së Kosovës falënderova Gjermaninë që vazhdon të jetë aleatja më e fuqishme e Kosovës në Evropë”, shkroi Haradinaj-Stublla në Facebook./UBTNews

Exit mobile version