UBT News

Haradinaj-Stublla kërkon nga presidenca gjermane dhe BE-ja liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla mori pjesë në panelin Ministror të Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor me temë “Të Rinjtë, Migrimi dhe Sfidat Demografike nëBallkanin Perëndimor”, me ftesë të Ministrit Federal të Punëve të Jashtme të Gjermanisë Heiko Maas.

Mes tjerash, Haradinaj-Stublla ka kërkuar nga presidenca gjermane dhe BE-ja liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Poashtu theksova se Ballkani Perëndimor duhet të mirënjoh realitetin brenda vetes së pari, para se të kërkojë integrim të mëtejmë në strukturat eurointegruese. Vetëm mbi parimin e barazisë do të mund të ndërtojmë të ardhme të përbashkët.Në fund, nuk kisha se si të mos e theksoj mungesën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke kërkuar nga Presidenca Gjermane dhe BE-ja veprim strategjik dhe vendosmëri për të përqafuar afër vetes rininë e jashtëzakonshme kosovare.”, shkroi ajo mes tjerash në Facebook./UBTNews

Exit mobile version