UBT News

Haradinaj-Stublla falënderon ambasadoren franceze për pavarësimin energjetik të Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka pritur në takim pune ambasadoren franceze në Kosovë, Marie-Christine Butel, me të cilën diskutuan mbi zhvillimet politike në Kosovë e rajon.

Haradinaj-Stublla e ka falënderuar përzemërsisht në emër të Kosovës dhe KOSTT për përkrahjen e fuqishme që i kanë dhënë finalizimit të pavarësisë energjetike të Kosovës në ENTSO-E.

“Ambasadorja nga ana e saj shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Francës për shtetndërtimin dhe forcimin e vlerave demokratike në Kosovë, dhe ndava me znj. Ambasadore vullnetin për të lartësuar marrëdhëniet tona, në nivel akoma më të lartë dypalësh, dhe në drejtim të integrimit EuroAtlantik.”, shkroi Haradinaj-Stublla./UBTNews

Exit mobile version