UBT News

Haradinaj sot para Speciales

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj sot në ora 15:00 do të paraqitet në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Paraqitja e parë e Nasim Haradinajt do të mbahet në seancë publike, e cila mund të përcillet përmes transmetimit në Internet”, thuhet në njoftim.

Haradinaj u arrestua më 25 shtator.

Exit mobile version