UBT News

Haradinaj: S’ka arsye për bastisje, secili do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se publikimi i dosjeve të Speciales do ta dëmtojë Kosovën dhe vet të akuzuarit.

Haradinaj ka apeluar te organet e drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, që të respektojnë të drejtat e të gjithëve. Sipas Haradinajt, asnjë i akuzuar nuk do t’i ik drejtësisë.

“Apeloj te organet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, që të respektojnë të drejtat e të gjithëve. Asnjë i akuzuar nuk do t’i ik drejtësisë. Konsideroj se nuk ka arsye për operacione e bastisje, sepse secili do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë. Kosova është gjithmonë me ligjin dhe me viktimat, sepse vet ishte viktimë e padrejtësive. Vet UÇK-ja dhe populli i Kosovës kanë argumentuar se gjithmonë janë pozicionuar në anën e drejtësisë, të vërtetës, dhe të drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk ka ndryshuar asnjëherë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./UBTNews

Exit mobile version