Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se shteti ynë duhet të intensifikojë përpjekjet për zbardhjen e fatit të tyre. Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve.
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, kujtojmë me dhimbje të thellë motrat, vëllezërit dhe fëmijët tanë ende të pagjetur. Kjo plagë e hapur kërkon vëmendje urgjente, andaj shteti ynë duhet të intensifikojë përpjekjet për zbardhjen e fatit të tyre. Në këtë drejtim, ne do të punojmë pa pushim për drejtësi, duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. Qëndrojmë gjithherë pranë familjarëve të të zhdukurve!”, ka thënë Haradinaj.