Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes Arifaj pas vdekjes tragjike të dy të rinjve nga Deçani, që u goditën për vdekje nga treni në Bruckberg të Gjermanisë.
“I tronditur nga lajmi për tragjedinë që ndodhi sot në Bruckberg të Gjermanisë ku humbën jetën dy vëllezër nga Ratishi i Deçanit, në moshën trembëdhjetë, përkatësisht shtatëmbëdhjetë vjeçare.U shpreh ngushëllime më të sinqerta familjes Arifaj dhe gjithë qytetarëve të Deçanit në këtë ditë të rëndë për të gjithë ne.”, shkroi Haradinaj në Facebook./UBTNews