UBT News

Haradinaj rreth zgjedhjes së presidentit: Sot s’kam përgjigje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ende nuk ka dhënë ndonjë qëndrim nëse partia e tij do të qëndrojë në Kuvend kur në rend dite do të jetë zgjedhja e presidentit.

I pyetur për këtë në konferencën për medie pas takimit që ka zhvilluar me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, Haradinaj u shpreh që sot nuk ka një përgjigje.

Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur të mos e përkrahë për presidente Vjosa Osmanin. I pyetur se a do të qëndrojnë në sallë gjatë zgjedhjes së presidentit, Haradinaj tha që sot nuk ka një përgjigje të tillë.

Exit mobile version