UBT News

Haradinaj reagon për deklaratën e Bekë Berishës: Do ta shohim kur të vijë momenti

Kryetari  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratën e bashkëpartiakut të tij, Bekë Berisha, i cili tha se do ta votonte këdo që e propozon Lëvizja Vetëvendosje për kryetar Kuvendi, por në formë të hapur.

Haradinaj tha se nuk ka informacione për këtë qëndrim të Berishës, por u shpreh se “shumë mirë ka thënë”.

“Jo, s’kam informacione por shumë mirë ka thënë. Do ta shohim [si do të votoj] kur të vjen momenti,” u shpreh Haradinaj.

Tutje, ai tha se situata aktuale politike është e varur nga fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, për të cilin tha se “ai e ka ndarë mendjen ta bëjë keq e më keq”.

“Ne nuk mund ta ndryshojmë këtë gjendje pa të. Ai mund ta ndryshojë. Nëse e ka vullnetin për ta ndryshuar, edhe ne jemi për. Kemi dhënë edhe opsione,” tha Haradinaj.

Kurse, për sa i përket alarmit për bombë që ndodhi paraditen e sotme, kreu i AAK-së tha se janë çështje të sigurisë dhe se i besojnë institucioneve të sigurisë.

Exit mobile version