UBT News

Haradinaj reagon ndaj gjobave për masat antiCOVID

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj gjobave që po u shqiptohen qytetarëve për mosrespektim të masave antiCOVID.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se vendi ka nevojë për lajme se si u ndihmuan qytetarët e jo se si u ndëshkuan ata.

“A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?! Me nga 2 mijë e sa të infektuar në ditë e me po kaq familje në tmerrin e sigurimit të ilaçeve, me nga 20-30 të vdekur dhe me nga 4 mijë e sa të dënuar! Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli o njerëz? A keni kufi dhe a doni me zbrit në tokë ndonjëherë! Ky vend ka nevojë për lajme se si u ndihmuan 4 mijë e 200 njerëz e jo se si u gjobitën e u dënuan. Ai që e dënon popullin e tij herëdokur ka me e marrë ndëshkimin e tij”, ka shkruar Haradinaj. 

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 4 mijë gjoba për mosrespektim të masave./UBTNews

Exit mobile version