UBT News

Haradinaj pyet Kurtin: A je me prokurorin a me Mujecin?

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të deklarohet për rastin e asamblistit të Vetëvendosjes në Prishtinë, Benik Mujeci, i cili dje (të martën) është arrestuar në Shqipëri, nën dyshimin për trafikim droge

“Albin, a je me prokurorin a me Mujecin? Bëhu i gjallë! Deri tani Kurti e ka mbajtur anën e të akuzuarve për korrupsion e krime të tjera. Do të duhej që edhe tani të rreshtohet e ta dijmë pozicionin e tij”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Këshilltari komunal i Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, është pjesë e një grupi prej pesë personash të arrestuar nga Policia e Shtetit në Tiranë në kuadër të operacionit antridrogë “Punisher 2”.

Mujeci së bashku me personat e tjerë të arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri” në Tiranë së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11 300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

Exit mobile version