UBT News

Haradinaj përkujton masakrën e Rezallës dhe atë në Llovcë të Gjilanit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën e Rezallës dhe atë në Llovcë të Gjilanit.

Haradinaj shkruan se respekti për dëshmorët dhe martirët forcon themelet e lirisë.

“Respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës! Jemi krenarë për të kaluarën, falënderues për kontributin e secilit, respektues për gjakun e Dëshmorëve dhe Martirëve. Njëzetedy vite më pas, kujtojmë jetët e pafajshme që barbarët i rrëmbyen në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit. Jemi ende në kërkim të të pagjeturve, që janë plagë e hapur e shoqërisë. Ata i japin më shumë zë, thirrjes sonë për drejtësi. Përulem para sakrificës, përjetësisht”, shkroi Haradinaj në Facebook./UBTNews

Exit mobile version