Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohjen ndaj politikanëve të shteteve mike të Kosovës të cilat i janë drejtuar me letër mbështetëse ndaj Kosovës, liderëve në BE-së dhe ShBA-së.
Ai shtoi se ky akt është vulë se Kosova është euro-atlantike.
“Falënderim i veçantë për ligjvënësit e Komiteteve të Punëve të Jashtme nga shtetet mike të Kosovës për letrën e dërguar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe dhe Washingtonit në mbështetje të Kosovës. Arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë ndihmës dhe bashkërendimit me aleatët tanë, me ShBA-të në veçanti. Ky akt është vulë e asaj se Kosova është euro-atlantike dhe se ky përkushtim do të jetë i përhershëm”, ka shkruar ai në Facebook.