Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se pensioni prej 100 e sa eurosh nuk u mjafton pensionistëve as për barnat bazike, duke i shtyrë shumë drejt varfërisë së skajshme.
Haradinaj ka thënë se qeveria e Kosovës e ka braktisur këtë kategori të shoqërisë.
“Pensionistët e Kosovës përballen me situatë të rënduar ekonomike. Në bisedë me pensionistë dhe veteranë të arsimit në Vushtrri, u shpreh zhgënjim i thellë me gjendjen e tyre ekonomiko-sociale. Premtimet e pambajtura të katër viteve të fundit, janë treguesi i mashtrimit dhe i braktisjes së kësaj kategorie nga Qeveria”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se pensioni prej 100 e sa eurosh nuk mjafton as për barnat bazike, duke i shtyrë shumë drejt varfërisë së skajshme.
“Pensioni prej 100 e sa eurosh nuk mjafton as për barnat bazike, duke i shtyrë shumë drejt varfërisë së skajshme. Ato më e pakta do të jenë në nivelin e pagës minimale, që arrijnë shifrën prej 450 euro. Projeksioni ynë është që të sigurohet një buxhet dyvjeçar për fondin e sigurimeve shëndetësore për fillimin e zbatimit të ligjit për sigurime shëndetësore për të gjithë qytetarët. Ne besojmë në një Kosovë ku pensionistët gëzojnë kujdes të posaçëm, dhe ku çdo qytetar jeton me dinjitet”, është shprehur Haradinaj.